Ulet përfaqësimi i shqiptarëve në disa institucione!

Gjyqësori mbetet sfera më kritike për sa i përket përfaqësimit të shqiptarëve. Si në Gjykatat themelore, ashtu edhe në institucionet më të larta gjyqësore, numri i shqiptarëve nuk kalon 12%, që është vetëm gjysma e kuotës prej 25% e garantuar me Kushtetutë. Në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë, shqiptarët janë të përfaqësuar me 12%, në Gjykatën e Lartë Administrative 12,5% dhe 1% më shumë në Gjykatën themelore Administrative. Vetëm 6,6% në Gjykatën Supreme dhe 12,8% në Këshillin Gjyqësor, njofton TV Alsat-M.

Ngjashëm është përfaqësimi edhe në Prokurori, 18,5% në prokuroritë publike dhe 13,3% në Këshillin e Prokurorëve. Befasues është fakti se në vend që të punohet drejt rritjes së këtyre përqindjeve dhe arritjes së përfaqësimit të drejtë, në disa institucione gjyqësore vërejmë madje ulje drastike të përfaqësimit. Kështu në Gjykatën Supreme përqindja e të punësuarve shqiptarë nga 16,7% ra në 6,6% për vetëm një vit. Ulje prej mbi 3% edhe në Këshillin Gjyqësor, prej 16,1% në 12,8% dhe në Prokurorinë Publike prej 20,5% në 18,5%.

Nga ana tjetër, përfaqësimi mbetet i ulët edhe në Gjykatat Themelore. Në Gjykatën Themelore Shkupi I, shqiptarët janë të përfaqësuar me vetëm 6,5%, ndërsa në Shkupi II me 12,5%. Interesant fakti se edhe në Gjykatën Themelore të Tetovës, qytet me rreth 70% shqiptarë, dominojnë të punësuarit maqedonas me 49%, kundrejt shqiptarëve me 46%.

INSTITUCIONET GJYQËSORE:

Gjykata Kushtetuese         12%

Gjykata e Lartë Administrative12,5%

Gjykata Administrative        13,5%

Gjykata Supreme        6,6%

Këshilli Gjyqësor                12,8%

Prokuroria Publike        18,5%

Këshilli i Prokurorëve Publikë13,3%

GJYKATAT THEMELORE:

Gjykata Themelore Shkup I        6,5%

Gjykata Themelore Shkup II        12,5%

Gjykata Themelore Tetovë        46%

 

Lajme të ngjashme

Back to top button