‘Shenja’: Ja se si Artan Grubi gënjen me përqindje! (video)

Para disa ditëve në emisionin Rubikon, në televizionin e Kosovës – KTV, deputeti i BDI-së, Artan Grubi, më ngulm dhe plot gojë pohonte se përqindja e shqiptarëve të përfaqësuar në institucionet e shtetit është 20.8%. Dhe, vërtet nuk ka gënjyer shumë – vetëm 2,7%, shkruan revista Shenja.

Ndërkaq shifrat e fundit të ndonjë institucioni zyrtar për përfaqësimin e shqiptarëve vijnë vetëm nga Avokati i Popullit, i cili ka informacione vetëm për vitin 2013 dhe ato mbyllen me 18.1 %. Duke e marrë parasysh edhe faktin se punësimet e fundit, gjithashtu të regjistruara nga Avokati i Popullit, flasin për rritje të numrit të të punësuarve maqedonas karshi atyre shqiptarë, mund të konstatohet logjikisht se përqindja e përfaqësimit të shqiptarëve në organet e shtetit tashmë nuk është as 18.1 %.

E, siç dihet, Marrëveshja e Ohrit parashikonte përfaqësim të barabartë dhe adekuat të shqiptarëve në bazë të regjistrimit të popullsisë, që i bie se deri në vitin 2004 kjo përqindje duhej të ishte 25.17 %.

Gjithashtu edhe disa foto printscreen nga ueb-faqja e Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, ku shihet qartë se si ky dikaster nuk ka as strategji se si duhet të zgjidhet çështja e përfaqësimit të shqiptarëve nëpër institucionet e sistemit.

SIOFA1

Sekuencë nga debati në Rubikon.

Lajme të ngjashme

Back to top button