MPB: Vetëm qentë e rrezikshëm duhet të mbajnë maska

Ministria e Punëve të Brendshme është përgjigjur pozitivisht letrës së Shoqatës për mbrojtjen e kafshëve Anima Mundi, në të cilën kërkohet që policët të dënojnë vetëm ata që mbajnë kafshë shtëpiake të rrezikshme pa maska, e jo të gjithë qentë siç ishte rasti me vendimin e Komunës së Aerodromit.

Gordana Jankullovska në përgjigjen e sajë thotë se ‘maska duhet të jenë të obligueshme vetëm për qenë të rrezikshëm me karakter të paparashikueshëm dhe agresiv’.

Nga shoqata thonë se përgjigjen do ta dërgojnë në Komunën e Aerodromit dhe stacionin policor në Aerodrom si dhe në të gjitha stacionet policore në vend dhe shpresojnë se menjëherë do të bëhet korrigjimi i Vendimit për mbajtje të obligueshme të maskave për të gjithë qentë pa ndonjë përjashtim.

Lajme të ngjashme

Back to top button