Në shtatë muajt e fundit regjistrohen më shumë raste të reja me HIV / SIDA

Janë regjistruar 26 raste të reja me HIV dhe SIDA në Maqedoni në shtatë muajt e parë të vitit. Prej tyre dhjetë persona janë të infektuar me SIDA, 16 janë HIV pozitivë, ndërsa janë regjistruar edhe dy raste me vdekje nga SIDA.

Këtë sot në konferencë shtypi e tha shefi i repartit për HIV/SIDA Zharko Karaxhovski ku theksoi se transmisioni i HIV-it në 18 raste është përmes kontaktit të një mashkulli me një mashkull tjetër, te gjashtë persona është përmes mënyrë heteroseksuale, ndërsa te dy persona është e panjohur mënyra e transmisionit.

“Struktura sipas gjinisë e personave me HIV dhe SIDA në vitin 2014 është 25 meshkuj dhe një femër. Një person është nën 19 vjeç, 12 persona janë prej 20 deri në 29 vjeç, dhjetë persona janë prej 30 deri 39 vjeç, dy persona janë prej 40 deri në 49 vjeç dhe një person është mbi 60 vjeç”, theksoi Karaxhovski.

Shtoi se SIDA në korniza botërore sipas numrit të të infektuarve midis meshkujve dhe femrave është 50 për qind me 50 për qind, ndërsa në Maqedoni 95 për qind janë meshkuj ndërsa 5 për qind janë të gjinisë femërore.

Lajme të ngjashme

Back to top button