PLD: Kryeministër, për investitorë serioz, duhet qeveri serioze!

PLD ka reaguar lidhur me raportin e Institutit për ekonomi dhe paqe, sipas të cilit, paqja në Maqedoni shënon rënie për 6 vende për dallim nga viti I kaluar dhe sipas Indeksit Global gjendemi në vendin e 87 nga gjithsej 162 shtete.

Prej nesh më mirë të ranguar janë gjitha shtetet e rajonit. Sllovenët janë në vendin e 14, ndërsa para nesh janë Kroacia (26), Serbia (52), Bosnja dhe Hercegovina (61), Kosova (64) dhe Shqipëria (65).

Duke pasur parasysh raportin, sipas PLD-së qeveria me qëllim nxit incidente etnike dhe politike që të tërheq vëmendjen e opinionit publik nga kriza ekonomike dhe sociale.

“Bëhet e qartë se pse investitorët e vërtetë, nuk vijnë në Maqedoni. Ata dëshirojnë klimë stabile të biznesit dhe siguri për paratë e tyre, e jo frikë nga tensionet etnike dhe politike. Maqedonia është ‘parajsë’ investuese vetëm për Subrata Rojn”, thonë nga PLD.

Lajme të ngjashme

Back to top button