Lokomotivat e reja të Gruevskit, masë populiste larg shërbimeve të premtuara

Premtimet qeveritare për përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore konsiderohen si zgjidhje fragmentare të bërë shumë para kohës së realizimit të saj.

Katër lokomotiva të reja, nuk mund të përmbushin premtimin për shërbime më të mira të qytetarëve duke përfshirë edhe shërbimin falas për student dhe pensionist, kështu vlerësojnë ata që më së paku ndjejnë nevojën për udhëtime me Tren për shkak të mungesës së shumë parametrave që përbëjnë më shumë humbje kohe për të arritur deri te shërbimet e udhëtimit me Tren.

Kryeministri Nikolla Gruevski premtoi se për herë të pare kemi investuar rreth 25 milionë euro. Janë blerë katër lokomotiva dhe do të zëvendësohen 60 për qind të makinave ekzistuese dhe lokomotivave në trafikun e pasagjerëve. Vagonët do të me jenë ajër të kondicionuar, me izolim të mirë termik në muajt e dimrit dhe të verës. Gjithçka do të jetë sikur në vendet më të pasura evropiane”.

Nga zyra e drejtorit të transportit hekurudhor, Oliver Derkovski, bëhet e ditur se projekti i përmasimit të transportit publik do bëhet brenda vitit të ardhshëm dhe se nga kjo do përfitojnë të gjitha qytetarët e Maqedonisë.

Premtimet e kryeministrit, për qytetarët ngjajnë më së shumti si një premtim populist. Traseja hekurudhore larg vendbanimeve, mungesa e sinjalistikës dhe shumë mangësi të tjera nuk mund të zgjidhen vetëm me vagonë më komod për udhëtarët.
Qytetari Adrian, që udhëton shpesh me tren nga Shkupi në fshatin Oreshan, për Portalb shprehet: “ Kemi dëgjuar shumë premtime dhe trenat akoma janë në gjendje të mjerueshme, përkundër faktit që kanë tarifa të ulta dhe pa pagesë për studentët dhe pensionistët. Jo vetëm kjo, por edhe vonesa është problem më vete.”
I pyetur për biletat pse janë vetëm në gjuhën maqedonase, nga zyra e Derkovskit nuk sqaruan asgjë, për shkak se sipas tyre drejtori është në pushim dhe nuk mund të japin përgjigje të tilla.

Marrëveshja e Ohrit, gjegjësisht ligji për gjuhët obligon në komunat ku të paktën 20% popullatë që nuk është nga popullata shumicë, të përdoret edhe gjuha e tij amtare.

Sinjalistika: Përgjegjësi komunale dhe hekurudhore

Në lidhje me aksidentet dhe sinjalistikat, që shpesh kanë qenë akuza të qytetarëve, nga drejtoria e hekurudhave të Maqedonisë, përgjegjësi për sinjalistikën, Milan Jankulovski, për Portalb shprehet se ky problem ka të bëjë me komunën dhe institucionin e tij.

“Puna e aksidenteve rrugore është një problem për cdo do lloj transporti, por sa u takon sinjalistikave në hekurudha, këtu bëhet fjalë për 50 me 50. Gjysmat e shenjave rrugore duhet ti vendos komuna ku kalon hekurudha dhe gjysmat tjera institucioni ynë. Ata që i vendosim ne kanë të bëjnë me trekëndëshat, automatik, që përgjithësisht ndodhet 6-7m larg hekurudhës. Secila gjë tjetër i takon komunës.” – Tha Jankulovski për Portalb.

Korridori 8 në fazën përfundimtare

Nga zyra e drejtorit hekurudhor, Irfan Asanit, na bëjnë me dije se Korridori 8, që do lidhte përfundimisht Maqedoninë me Shqipërinë, është në fazën e fundit të projektimit dhe së shpejti do kemi rezultate konkrete dhe pozitive.

Kjo do mundësonte edhe transport të lehtë rrugor mes mallrave, pasi përafron detin e Zi dhe detin Adriatik. Plus kësaj, Shqipëria do lidhej për herë të parë me transport hekurudhor me shtetet tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button