Juve nuk ka para ta paguaj Ibrën sa PSG-ja

Nëse Zlatan Ibrahimovic do të dëshironte një rikthim në Itali te “Zonja e Vjetër”, të gatshme për ta bërë këtë ribashkim nuk janë drejtuesit e kësaj skuadre, jo së paku me pagën që merr ai të PSG.
Ishte një ish-trajner i suedezit që zbuloi lajmin se sulmuesi Zlatan Ibrahimovic, po dëshiron një rikthim në Itali, te Juventusi, gjatë një bisede telefonike që kanë pasur këta dy të fundit.
Por janë drejtuesit e skuadrës kampione të Italisë që kanë reaguar duke iu kundërpërgjigjur Ibras.
“Juventusi nuk mund ta mirëpret Ibrahimovicin, mosha e tij tani dhe rroga që merr të PSG-ja është e papranueshme për ne, ai fiton 15 milion në Francë, e ne nuk mund t’ia paguajmë as gjysmën e saj”, deklaroi Andrea Angelli.

Lajme të ngjashme

Back to top button