Ankara, sulmohet me tri raketa ndërtesa policore (Video)

Agjencia gazetare shtetërore e Turqisë njoftoi se mbrëmë është sulmuar me projektime nga minahedhësi ndërtesa policore në periferi të kryeqytetit turk, por askush nuk është plagosur.

Ndërkaq, sulmuesi i panjohur është vrarë. Si transmeton agjencia e lajmeve Reuters, ministri i Punëve të Brendshme Muamer Güler deklaroi se policia në afërsi të vendit të sulmit ka gjetur edhe disa projektila të tjerë të papërdorur.

Sulmi është kryer në paralarjen Dikmen. Dy raketa kanë goditur ndërtesën e policisë, Drejtoratin e policisë kombëtare, kurse e treta ka rënë në oborr.

Në qytetet turke më herët sulme të ngjashme kanë kryer radikalët majtistë, islamikë dhe ekstremistët kurdë.

Lajme të ngjashme

Back to top button