Ndarjet ndëretnike po thellohen

Marrëdhëniet ndëretnike në vend po përkeqësohen, ndërsa ndarjet në shoqëri po thellohen. Kështu analisti politik Ibrahim Mehmeti për REL e komenton dukurinë e shpeshtë të incidenteve ndëretnike në shtet.

Sipas tij Qeveria duhet të tregojë iniciativa për zgjidhje të problemit dhe parandalimin e arsyeve që sjellin deri tek tensionet etnike.

“Shohim, vite me radhë se qeveria nuk ka kapacitet jo vetëm kjo por edhe ato të mëparshme, për ti kuptuar arsyet se pse na ndodhin këto incidente, pastaj nuk kanë kapacitet që ti zgjidhin në mënyrë që tejkalojnë pasojat, por edhe të zgjidhin arsyet që kanë sjell deri tek këto incidente”, deklaroi Mehmeti.

Nga qendra Maqedonase për bashkëpunim thonë se hulumtimi i tyre i paradokohshëm për diskriminim në bazë etnike tregon se ky diskriminim është në trend.

Drejtori i përgjithshëm Aleksandar Krzhalloski thotë se është e nevojshme që institucionet e sistemit ti zgjidhin problemet e bashkësive etnike, dhe me këtë të fitojnë besimin e qytetarëve.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button