Hashim Thaçi në New York, merr pjesë në asamblenë e OKB-së

Kryeministri Hashim Thaçi është nisur sot për në New York në të njëjtën ditë me Liderin e AAK’së, Ramush Haradinaj.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për këtë vizitë të Thaçit në SHBA. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, udhëtoi për në New York për të marrë pjesë në fillimin e punimeve të sesionit vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Gjatë kohës së qëndrimit në New York, Kryeministri Thaçi do të ketë takime me burrështetas dhe diplomatë të shteteve të ndryshme.

Ndërkohë, një ditë më parë, Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka treguar se do të shkoj për vizitë zyrtare në SHBA dhe do të ketë takime me zyrtarët shtetëror amerikan dhe përfaqësues të komunitetit shqiptarë atje.

Lajme të ngjashme

Back to top button