Spanja mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy ka uruar homologun e tij, Edi Rama për marrjen e detyrës së Kryeministrit të Shqipërisë.

Në telegramin e urimit, Rajoy ka bërë apel për forcimin e marrëdhënieve bilaterale Spanjë-Shqipëri.

“Jam i sigurt se ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku si më parë, si anëtarë të NATO-s, për të forcuar marrëdhëniet bilaterale në kuadër të reformave që Shqipëria ka nevojë për perspektivën e integrimit në Bashkimin Evropian, gjë të cilën Spanja e ka mbështetur gjithmonë pa ekuivok”, shkruan 49-vjeçari.

Mariano Rajoy Brey, është zgjedhur Kryeministër i Spanjës më 20 nëntor të vitit 2011. Ai është lider i Partisë Popullore që prej vitit 2004. Në qeverinë e Kryeministrit, Jose Maria Aznar, Rajoy mbajti postin e ministrit të Administrimit Publik në periudhën 1996-1999 dhe ministër i Arsimit 1999-2000. Në vitet 2000-2003, ai shërbeu si zv.kryeminstër.

Lajme të ngjashme

Back to top button