Rrufeja mbyt 100 dele dhe lëndon bariun

Moti keq që ka përfshirë komunën e Vitisë sot në orët e pasditës me vetëtimë dhe bubullimë, në fshatin Debellde të kësaj komune sipas burimeve tona nga goditja e rrufesë në një tufë delesh të pronarit K.RR. po nga ky fshat i ka mbytur 100 dele.

Rasti konfirmohet edhe nga Policia e Vitisë e cila ka dalë në vendin e ngjarjes.

Siç na njoftoi kryetari i fshatit Debellde, Zymri Ilazi, rrufeja ka mbytur mbi 100 kokë dele dhe ka lënduar bariun M.Rr. i cili po i ruante ato ka njoftuar për rajonipress Aziz Zuka./rajonipress/

Lajme të ngjashme

Back to top button