Berisha merr zyrë të re tek kulla e biznesmenit të Familjes

Prej disa ditësh ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë një zyrë  në qendër të Tiranës.

Zyra e re e Berishës është pak metra larg banesës së tij në qendrën tregtare “Aba Center”, në rrugën “Mustafa Matohiti”.

Berisha është parë në ambientet e kësaj qendre i pashoqëruar nga eskorta, madje nuk është pikasur asnjë nga shoqëruesit e tij, pavarësisht se gëzon statusin e ish-kryeministrit dhe duhet të ruhet nga 4 shoqërues.

Gjatë ditës së djeshme, siç bëhet e ditur në GSH, Berisha ka qëndruar në zyrë nga ora 9:30 deri më orën 14:00, dhe në dalje është pritur nga njëri prej shoferëve të kryeministrisë.

Në të njëjtën ndërtesë ku është zyra e Berishës mësohet se ndodhet edhe zyra e ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi.

Lajme të ngjashme

Back to top button