“Takimet e Rekës së Epërme”, delegatët vizitojnë Muzeun e Alfabetit

Në kuadër të manifestimit treditor “Takimet e Rekës së Epërme”, sot në ditën e dytë, u bë vizitë në Muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir. Në mënyrë simbolike udhëtuan 52 delegatë të cilët u nënshkruan për të simbolizuar numrin e pjesëmarrësve në Kongresin e Manastirit, për nderë të hoxhë Vildanit, delegatë i Kongresit të Alfabetit Shqip të vitit 1908. Në mesin e 52 delegatëve, ishin edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i cili është me prejardhje nga Reka dhe Xha Branko Manajllovksi nga Kiçinica shqiptar ortodoks nga Reka.

Kryetari Bejta e citoi fjalën e rilindësit të madh shqiptarë nga Reka, Josif Bageri i cili ka thënë se : “Pa mos u bo Reka Shqipëri, Shqipëria nuk është Shqipëri”.

“Faik Vildan Dibra ka qenë i ftuar i Sait Najdenit dhe hoxhë Vokës së Dibrës për të përfaqësuar klubin Bashkimi të Stambollit në Kongresin e Manastirit në 1908. Qëllimi i tyre ka qenë që ta bind kryengritësit Rekës Hoxhë Maliq e familjes Memallarë të Tanushës që edhe ai të jetë përkrahës i alfabetit latin e jo i atij turko-arab, se përndryshe Dibra do ngelej pa delegatë në Manastir. Për nderë të pjesëmarrjes së tij” thotë Enis Jakupi nga Këshilli Organizativ i manifestimit .

Organizatorët e manifestimit “Takimet e Rekës së Epërme”, Muzeut të Alfabetit i dhuruan një skulptur të përgatitur nga profesori Xhelil Rufati, librin e përmbledhur nga simpoziumi kushtuar Rekës së Epërme dhe një libër nga Enis Jakupi “Reka vendi im – një tjetër këndvështrim” të gjitha këto dhurata në shenjë falënderimi nga takimet e Rekës së Epërme. Kjo do të jetë një shenjë e jona se edhe ne kemi qenë pjesë e Kongresit të Manastirit.

Lajme të ngjashme

Back to top button