Mbi 7 milionë “cicërima” për iOS 7 brenda dy ditëve

Nëse e shihni që tërë furnizuesi juaj me përditësime në Twitter është duke bërë fjalë për sistemin e ri operativ të iPhone dhe iPad, iOS 7, nuk jeni të vetmit.

Më tepër se 7 milionë “cicërima” janë bërë për iOS 7 në 24 orë përpara dhe pas lëshimit të këtij sistemi operative.

Kjo shifër është bërë publike nga ndërmarrja analizuese e mediave shoqërore, Crimson Hexagon. Numri i saktë është 7,364,005. Me fjalë të tjera, sapo përdoruesit e hemisferës lindore dhe perëndimore kishin dalë nga puna, ata patën kohë që të tregojnë për rrjedhën e përditësimit të tyre. Kështu, rreth 500,000 “cicërima” për orë janë bërë për iOS 7.

Pjesa më e madhe e tyre ishin pozitive. Diku 27% e “cicërimave” raportuan që kishin pasur një përvojë të mirë me shkarkim, ose me vetë sistemin operativ. “Cicërimat” që nuk e pëlqenin ose ishin nervozuar për këtë sistem operativ ishin mesatarisht diku 22%, por mendimet negative siç duket po rriten me kalimin e kohës.

Ndërkohë në Instagram, ishin paraqitur më tepër se 500 mije fotografi me etiketën #iOS7 deri në mëngjesin e ditës së enjte.

Lajme të ngjashme

Back to top button