1.500 pensionistë dhe 600 studentë e kanë shfrytëzuar udhëtimin falas me tren

Më shumë se 1.500 pensionistë dhe 600 student në muajin korrik e kanë shfrytëzuar mundësinë për shfrytëzimin e shërbimeve falas në Ndërmarrjen Publike “Hekurudha e Maqedonisë”, informoi zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.

“Për studentët është e nevojshme të kenë legjitimacion studentor ose indeks dhe të njëjtën ta tregojnë në pikat shitëse të biletave ku do ju jepen bileta falas. Pensionistët duhet në pikat shitëse të tregojnë letërnjoftim ku vërtetohet se gruaja ka 62 apo mashkulli 64 vjet”, informoi Gjorgjiev.

Projekti i qeverisë vazhdon edhe në ditët në vijim, edhe pse kushtet në trenat janë më tepër se mizore.

Lajme të ngjashme

Back to top button