Europiani 2020,32 qytete në garë, Shqipëria nuk figuron

Vendimi i Mishel Platini për të organizuar kampionatin Evropian të futbollit të 2020 në sa më shumë shtete ka vendosur në lëvizje shumë qytete në Evropë për të marrë të drejtën e zhvillimit të ndeshjeve të Evropianit. 32 qytete kanë depozituar kandidaturat në UEFA duke shprehur interes real për të pritur disa ndeshje.

Italia prezantohet me qytetet e Milanos dhe Romës, Londra prezantohet me Lionin, Pragën, Athinën, Mynihun, Amsterdamin, Lisbonën, Porton, Madridin, Bilbaon, Barcelonën e Valencian. Por në listë ka kandidatura edhe nga Ballkani, Maqedonia propozon Shkupin, Serbia Beogradin.

Qytete të tjera ballkanase në garë për organizimin e Euro 2020 janë edhe Zagrebi, Sofia dhe Bukureshti.

Ndërtimi i një stadiumi në Shqipëri ndoshta do ta kishte përfshirë në listën e kandidatëve, pasi fitimi i të drejtës është ende larg, pasi shumë kushte nuk plotësohen nga Shqipëria.

Lajme të ngjashme

Back to top button