Qeveria do të hedhë 500 mijë euro në fushatën për ushqime të sigurta

Qytetarët, nëpërmjet reklamave te qeverisë do të dinë si të ushqehen me ushqime të shëndetshme dhe të sigurta. Qeveria do të përpunojë një kampanjë marketing e cila duhet të ngritë vetëdijen e qytetarëve për rëndësinë e konsumimit të ushqimit të shëndetshëm.

Kjo kampanjë do tu kushtojë qytetarëve afro 500 mijë euro, ndërsa emetimi dhe hapësira mediale mund at ritë çmimin e kampanjës.

Tre kompani do të jenë të përfshira në përpunimin e reklamës. Agjencinë për produksion dhe inçizime filmike, “Akvarius Dizajn” nga Shkupi, do të bëjë zgjidhjen ideore për përpunimin e spoteve televizive, shoqëria për marketing dhe konsultim, “Market Vision” do të mendojë zgjidhje ideore për logon, bilordet dhe autobusët, ndërsa shoqëria për marketing, “Nju moment Nju Ideja”, për 231 mijë euro do të përgatisë dhe realizojë planin medial, do të blejë hapësirë mediale në mediat elektronike dhe ato të shtypura dhe ato të shtypura.

Për përpunimin e kampanjave të tilla në një periudhë prej 12 muaj, qeveria ka harxhuar 3.7 milion euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button