Franca befasoi të gjithë, jo vetëm Spanjën

Franca është kombëtarja e dytë që ka siguruar një biletë të finales së kampionatit evropian në basketboll për meshkuj, që po zhvillohet në Slloveni.

Francezët, vetëm pas vazhdimeve prej pesë minutave kanë arrit që të mposhtin në gjysmëfinale me rezultat prej 75:72 përfaqësuesen e Spanjës, e cila kishte mposhtur para dy vjetëve në finale pikërisht ‘Tre Kolorët’.

Pjesa e parë e këtij superballafaqimi u takoi basketbollistëve të ‘Furisë së Kuqe’ spanjolle, të cilët e përfunduan në dobi të tyre me rezultat 34:20.
Pjesa e dytë loja ishte e baraspeshuar, me ç’rast ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 65:65. Në vazhdimet prej pesë minutave më të suksesshëm u treguan lojtarët francez, të cilët fituan ndeshjen me rezultat 75:72.

Pas këtij triumfi, Franca do të mundohet ta fitoj titullin e kampionit në finalen që do ta zhvilloj ndaj Lituanisë, e cila në gjysmëfinalen e parë triumfoi ndaj Kroacisë me rezultat 77:62. 

Lajme të ngjashme

Back to top button