Ministri Izairi shkëmben përvoja me  delegacionin e Arabisë Saudite, Turqisë dhe Bosnjës

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, sot u takua me këshilltarin e mbretit të Arabisë Saudite për urbanizëm, planifikim dhe mbrojtje të mjedisit jetësor dr. Abdulla Bohari, koordinatorin e IRCICA të Turqisë, prof. Xhingis Tomar, menaxherin kryesor të fondacionit All-Turat, Arabia Saudite, prof. Osamah M.H. All-Gohari, profesorin e universitetit të urbanizimit dhe arkitekturës të Sarajevës si dhe koordinatorin e IRCICA për Evropën, dr. Amir Pashiq.

Në këtë takim, si që lajmërojnë nga kabineti i Izairit u shqyrtuan idetë për një bashkëpunim të mundshëm në fushën e mjedisit jetësor midis Arabisë Saudite dhe Republikës së Maqedonisë.

“Bashkëbiseduesit shkëmbyen përvoja nga projektet e deritanishme dhe ato të ardhshme nga fusha e mjedisit jetësor, me bindjen se do t’i intensifikojnë iniciativat për një bashkëpunim të frytshëm dhe të gjatë dhe realizimin e koordinimit cilësor në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor. “lajmërojnë nga kabineti i Izairit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button