Shtohen kallëzimet penale nga EVN, qytetarët të shokuar

Qytetarët janë të shokuar me kallëzimet penale që dërgon në gjykata EVN Maqedoni.

Ata theksojnë se jeta e tyre po ngushtohet dhe se kjo ndërmarrje në mënyrë të pamëshirshme po dëmton aspektin e tyre jetësore dhe kushtet e mbijetesës në këtë periudhë të papunësisë.

EVN Maqedoni prej fillimit të vitit 2014 deri më 1 gush ka ngritur 83 kallëzime penale për konsumatorët që kanë vjedhur energjinë elektrike. Siç bëhet e ditur, vepra penale është kryer përmes lidhjeve direkte të objekteve me rrjetet e shpërndarjes, manipulimin e orëmatësve, kyçjet pa miratimin e korporatës apo edhe lidhjet e egra, edhe pse më parë ata ishin shkyçur nga rrjeti për shkak të borxheve.

Fatmir.M nga Shkupi thekson se që kur EVN ka marrë në menaxhim rrjetin e energjisë, po zbrazen ditë për ditë xhepat e qytetarëve dhe po i ngushtohet mbijetesa, për shkak të çmimeve të papërballueshme.

“Kjo nuk është normale që po ndodhë me ne. Unë me familjen time marrë ndihmën sociale prej 2500 denarëve, ndërsa ata më sjellin faturë 3200 denarë. Kjo faturë bohet edhe kur unë maksimalisht po e kursej energjinë.  S`kam ku të shkojë, vetëm të shkyçem nga rrjeti, sepse kjo që po ndodhë është grabitje e madhe dhe askush nuk të del në ndihmë, as partia, as qeveria, askush”, thekson për INA, Fatmir.M.

Sipas EVN, nga 83 kallëzimet e fundit penale, 2 qytetarë pritet të përfundojnë në burg në një periudhë prej 1 viti. Të gjithë këta të akuzuar duhet të paguajnë borxhin prej 4 milionë denarëve për vjedhjen e energjisë, ka bërë të ditur EVN.  57 raste kanë marrë dënime me kusht dhe se në rast se për së dyti herë do të kapen ata do të detyrohen të shkojnë në burg.  Por të gjithë këto 57 raste janë të detyruar ta paguajnë borxhin dhe dëmin e shkaktuar.

Shumë familje janë kundër këtyre vendimeve të EVN duke nënvizuar se kjo ndërmarrje i ka sjellë ata në kushte mbijetese, për shkak të faturave të larta dhe mosimplementimin e paketave sociale në bashkëpunim me Qeverinë.

“Çmimet e faturave janë skandaloze dhe të papërballueshme. Kjo nuk ndodhë as në vendet e zhvilluara të BE, ku një faturë energjie paguhet 25 – 40 euro, pa asnjë limit. Ndërsa këtu këta të rrjepin”, theksojnë shumë qytetarë, që tashmë EVN nuk e konsiderojnë si kompani armike. (INA)

Lajme të ngjashme

Back to top button