Falcao dëshirë e kampionëve të Anglisë

Një sulmues i lindur, një lojtar fantastik dhe i pafat pasi nuk luajti në Kampionatin Botëror shkaku i lëndimit, dhe një person aq shumë i dashur nga të gjithë. Radamel Falcao i transferuar për 60 milionë euro te Monaco nga Atl.Madrid, ishte shënjestra kryesore e Real Madridit, ndërsa tash është në “meny” të kampionëve anglez, Man.City.

Për ta respektuar fair-play financiar, City duhet të shet ndonjë futbollistë ndërsa thuhet se i ofron Monacos rreth 45 milionë euro për shërbimet e lojtarit. Ende nuk është dëgjuar fjala e fundit e mbretërve në garë për reprezentuesin kolumbian, por “citizens” për momentin janë në përparësi. Falcao ditë më parë shënoi gol ndaj Arsenalit në kuadër të Emirates Cup, pas plot nëntë muajsh.

Lajme të ngjashme

Back to top button