Nexhipi gati për lojë, harrohet lëndimi

Partizani nën drejtimin e stafit teknik edhe ka vazhduar përgatitjet në Bansko të Bullgarisë. Të kuqtë nga Tirana, po stërviten me intensitet të lartë, ku java ka nisur me dy seanca stërvitore. Trajneri Shpëtim Duro i vijon përgatitjet në Bullgari pa prezencën e tre futbollistëve të ekipit “Shpresa”, Batha, Rrahmani dhe Fejzullahu, që janë të grumbulluar nga trajneri Skënder Gega për miqësoren me Katarin.

Lajm i mirë është rikuperimi i plotë i Nderim Nexhipit, i cili dje është përgatitur normalisht me grupin dhe mendohet se e ka kaluar dëmtimin e fundit. Shkupjani ka treguar në seancën e djeshme se është i gatshëm për trajnerin Duro, i cili mbetet për të parë nëse do ta aktivizojë në ndeshjen miqësore ndaj bullgarëve të Pirin. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button