Rrëzohet një aeroplan në Kroaci

Një aeroplan ushtarak kroat, MIG-21, është rrëzuar sot rreth 20 km në jug të Zagrebit, ndërsa piloti ka arritur të dal para se të rrëzohet aeroplani, ndërsa tani ai është dërguar në spital për ekzaminime, raporton Reuters duke u mbështetur në të dhënat e ministrisë së mbrojtjes.

“Sipas informacioneve fillestare, aeroplani ka pasur gabim në pajisjen e uljes dhe kjo ka shkaktuar zjarr”, njofton ministria kroate e mbrojtjes.

Forcat ajrore të Kroacisë ende përdorin aeroplanë të vjetër të kohës së komunizmit, ndërsa shteti kroat është duke e shqyrtuar mundësinë e modernizimit të flotës, mirëpo problemet me buxhetin kanë bllokuar planet e tilla.

Kroacia është bërë anëtare e NATO-s, së bashku me Shqipërinë nga viti 2009.

Lajme të ngjashme

Back to top button