Shqiptarët e Chicagos: Shkupi jemi me ty!

Diaspora shqiptare në SHBA mbajti një protestë në Chicago kundër diskriminimit shtetëror të shqiptarëve dhe drejtësisë selektive në Maqedoni.

Qindra shqiptarë, që protestuan në sheshin para bashkisë së qytetit Chicago dhe zyrës së konsullatës së Maqedonisë, për të shprehur përkrahje për protestat e shqiptarëve në Maqedoni kundër diskriminimit dhe drejtësisë selektive.

Protesta ka filluar duke u nisur nga vendi i quajtur Daily Xenter – pranë Konsullatës së Maqedonisë dhe më pas protestuesit i janë drejtuar godinës së gazetës prestigjioze Chigaco Tribune, për sensabilizim, duke treguar para shtypit dhe opinionit amerikan mbështetje të protestave të shqiptarëve në Maqedoni për rastin “Monstra.

Protesta ne Chicago monstra

Protesta u udhëhoq nga ish-kongresisti shqiptaro – amerikan Joe DioGuardi, presidenti i LQSHA lobit të parë dhe të vetëm shqiptarë në SHBA, dhe Këshilltares së Çështjeve Ballkanike Shirli Cloyes DioGuardi, kurse kishte përkrahjen e fuqishme të gjithë komunitetit shqiptarë nga zona e Illionisit, Wisconsin dhe Kenosha.

Protesta ne Chicago monstra

Në këtë protestë paqësore siç thuhet është shprehur revolta dhe pakënaqësia ndaj diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni, aplikimi i proceseve të montuara dhe drejtësisë selektive kundër shqiptarëve, pozita e vështirë e shqiptarëve, ndërsa është bërë thirrje për përmirësimin e shpejt të gjendjes, ku shqiptarët do të duhet të kenë statusin e tyre të barabartë shtetformues në Maqedoni, ose në të kundërtën Maqedonia nuk mund të jetë një vend demokratik dhe aspirues në strukturat euroatlantike.

Protesta ne Chicago monstra

Përfaqësues të shoqatave dhe forumeve të ndryshme shqiptare, nga Çikago në fjalimet e tyre kanë apeluar tek shqiptarët se do të vazhdojnë protestat deri në realizmin e kërkesave të tyre, dhe se protestat nuk do të ndalen, ato do të vazhdojnë edhe në Uashington e Nju Jork, për arritjen e qëllimit të tyre.

Protesta ne Chicago monstra

Protestuesit mbanin në duar flamurin kuqezi dhe simbole kombëtare, ndërsa nuk ka munguar edhe një flamur gjigand kuq e zi – që dallohej në mes të protestueseve.

Protestuesit mbanin në duar dhe pankarta në përkrahje të shqiptarëve në kryeqytetin e Maqedonisë, si: “Shkupi jemi me ty”, “Shkupi nuk është vet”, “Jemi një komb”- “Shkupi nuk jeni vetëm” – “Të lirohen të burgosurit – luftëtarët e lirisë” “Ndaloni dhunën ndaj shqiptarëve”. /INA/

Lajme të ngjashme

Back to top button