LSDM-ja, nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit me Shipoviqin

LSDM-ja nuk e përjashton mundësinë të bashkëpunojë sërish me Mirosllav Shipoviqin. Ndonëse një ditë më parë, kryetari i këshillit të komunës Qendër, Shipoviq votoi ndryshe nga partia e tij amë, duke i mundësuar VMRO DPMNE-së miratimin e planeve të kontestuara urbanistike, socialdemokratët thonë se dyert nuk janë të mbyllura.

“Ne jemi gjithmonë të hapur për bashkëpunim me të, dhe me të gjithë faktorët që do të punojnë në interes të qytetarëve në komunën Qendër, në përputhje me vullnetin e shprehur qartë dhe pa dyshim të treguar nga qytetarët e komunës Qendër… për Mirosllav Shipoviqin do të vendosim në përputhje me statutin e organeve dhe organeve partiakë kur të vijë koha për të. Kjo do të bëhet në periudhën në vijim, por do të shohim si do të vijojnë punët më tej, në Komunë”, u shpreh Dajan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së.

Si do të veprohet nëse votimi i tij do t’i takonte vetëm kësaj here, Alsat M u përpoq ta pyeste vetë Mirosllav Shipoviqin. Në telefonin e tij u përgjigj një person tjetër, që shpjegoi se ai është në mbledhje. Deri tani, nuk ka një përgjigje. Nga raportet mes Shipoviqit dhe partisë së tij amë LSDM-së, do të varet se kush do ta ketë shumicën në Qendër. Ky pushtet lokal është njëri nga të rrallët ku pushteti u fitua nga socialdemokratët dhe partnerët e tyre të koalicionit. LSDM-ja dhe Shipoviq u përplasën rreth dy planeve urbanistike, nga të cilët njëri parashikon ndërtimin e një hoteli 10-katësh në Vodno. VMRO DPMNE e nxiste këtë plan për të cilin kryetari i komunës Andrej Zhernovski vendosi veto. Për shkak të votimit të përmbajtur të Shipoviqit, vetoja e kryetarit të komunës ra. Për planet e votuara, me qëndrim në Fejsbuk doli edhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev. Ai vlerësoi se nuk këshilli nuk mund të rrëzojë veton e kryetarit të komunës, por vetëm vendimin e kontestuar. Në njoftimin e komunës Qendër theksohet se Zhernovski do të ngrejë procedurë pranë disa organeve gjyqësore pasi vetoja e tij ishte rrëzuar me 11 vota “pro”, po aq “kundër” si dhe një abstenim.

Lajme të ngjashme

Back to top button