Riparohet Car Dushani, i kthehet shkopi dhe kryqi

Car Dushani kap sërish shkopin dhe kryqin. Përmendorja kontroverse e sundimtarit famëkeq serb, e dëmtuar nga funksionarët e BDI-së, është riparuar dhe i janë kthyer pjesët e dëmtuara.

Ky ndërtim ilegal në formën e carit serb Stefan Dushanit, jo vetëm që nuk është larguar, por edhe është riparuar. Edhe pse asnjë institucion nuk pranonte përgjegjësinë për vendosjen e tij, dikush e ka marrë dhe i ka riparuar dëmtimet përmendores.

Mbetet dilema se kush ka porositur dhe paguar riparimin e përmendores, edhe pse më parë të gjithë mohonin të kenë gisht në vendosjen e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button