Gjashtë pushimoret e fëmijëve në shitje

Gjashtë pushimoret e fëmijëve në Shën Nikollë, Berovë, Manastir, Dojran i Vjetër dhe Shkup, të cilat deri më tani kanë qenë në pronësi të shtetit do të ofrohen në shitje.

Siç kumtoi sot zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev, qëllimi i këtij vendimi është intensifikimi i turizmit përmes pasurimit të ofertës, por edhe dhënies së mundësisë më tepër për biznes privat.

Pronarët e ardhshëm të pushimoreve do të obligohen, pas revitalizimit dhe riparimit të objekteve, të ponojnë kryesisht në këtë fushë.

“Në gjysmën e dytë të këtij muaji do të mbahet ankand publik elektronik për tjetërsim të pronës, ndërsa çmimi fillesar i pushimoreve do të lëvizë prej 50 mijë deri në 400 mijë euro. Kompanitë gjatë dy deri te javëve të ardhshme mund të mendojnë dhe të vendosin rreth investimeve eventuale”, theksoi Gjorgjiev në konferencën për shtyp.

Sipas vlerësimeve, lokalitetet e pushimoreve të cilat kohë ,më të jatë janë jofunksionare ofrojnë kushte të shkëkqyeshme për udhëheqje të biznesit. Sidomos janë të përstatshme, siç theksoi zëdhënësi për zhvillim të turizmit malor, alternativ, liqenor ose rural.

Gjorgjiev theksoi se zhvillimi i turizmit është një nga përcaktimet srategjike të Qeverisë, ndërsa projektet e deritanishme, masat dhe aktivitetet tani më i kanë dhënë rezultatet e pritura pozitive.

Lajme të ngjashme

Back to top button