Për tre muaj shkatërrohen 200 shenja të komunikacionit

Ndërmarrja publike “Rrugë dhe rrugica” informon opinionin publik se gjatë tre muajve të kaluar janë shkatërruar dhe dëmtuar gjithsej 200 shenja të komunikacionit që janë vendosur rreth rrugëve në komunikacionin e qytetit.

Nga ndërmarrjes Publike “Rrugë dhe rrugica” informojnë se më shumë dëmtime të shenjave të komunikacionit ka në rrugën Gjorçe Petrov-Saraj, si dhe rrugët e komunës së Shuto Orizares.

Ekipet e Ndërmarrjes, informojnë se kryhen kontrolle të rregullta nëpër rrugë dhe po bëhet rregullimi I shenjave të komunikacionit si dhe në disa vende ngrimi i tyre me të shenja të reja.

Ato apelojnë tek qytetarët që ti ruajnë dhe mos ti dëmtojnë shenjat e vendosura.

Lajme të ngjashme

Back to top button