Bursa për nxënësit e drejtimeve turistike dhe industrisë ushqimore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë, ka shpallur konkurs për ndarje të bursave për nxënësit e shkollave të mesme të drejtimeve profesionale industri ushqimore dhe turizëm.

‘Ministria e arsimit dhe shkencës do të ndajë 15 bursa për nxënësit e shkollave të mesme të drejtimeve profesionale në fjalë për vitin shkollor vijues 2013/2014’ njoftojnë nga MASH.

Kriteret për të fituar bursë sic kumtojnë nga MASH-i janë: “Të drejtë kandidimi kanë të gjithë nxënësit në shkolla të mesme private dhe publike të Maqedonisë të cilët janë nxnës të rregullt në drejtimin e industrisë ushqimore dhe turizmit, të jenë ranguar në gara shtetërore në tre vendet e para, të kenë arritur në vazhdimësi sukses minimal prej notës mesatare 3.50 dhe të mos e kenë humbur asnjë vit gjatë shkollimit, të mos jenë shfrytëzues të bursave tjera si dhe të jenë shtetas të RM-së’ informojnë në MASH.

Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit, nevojitet që në MASH nga 1 deri më 10 tetor të këtij viti, ti dërgojnë dokumentet cdo ditë punë nga ora 9:00 deri më orën 15:00./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button