Edi Rama mbyll universitetin e vetëm Islam në Shqipëri

Kishte qenë një ndër premtimet kryesore të kryeministrit Rama, reforma në arsim dhe veçanërisht ai universitar. Akoma pa mbushur një vit në qeveri, vijnë edhe rezultatet e para, ku shumë universiteteve u hiqet licenca dhe disa të tjera duhet të punojnë me “kushte”.

Ajo që ka spikatur, është mbyllja e universitetit SHLP “Hëna e plotë” (Bedër), që ishte edhe universiteti i vetëm islam në Shqipëri. Kjo automatikisht e kthen Shqipërinë në vendin e vetëm në rajon pa universitet islam edhepse ka numrin më të madh të myslimanëve.

Në listën më poshtë siç shihet, Edi Rama nuk ka mbyllur universitetin e protestanteve Nehemia dhe të katolikëve “Zoja e Kshillit të Mirë”.

Disa ekspertë, në kushte anonimiteti theksojnë se këtu mund të bëhet fjalë edhe për hakmarrje ndaj gylenistëve, duke pas parasysh se kjo shkollë mbahej nga gylenistët edhe afrimit të madh të Ramës me Erdoganin. Ky i fundit dihet se armik kryesor e ka shpallur tashmë imamin Gylen.

Reagon Komunineti Mysliman

Në një prononcim për media, Komuniteti Mysliman Shqiptar ka reagur mbi vendimin e fundit të qeverisë shqiptare. Ajo mes tjerash thotë,

“Universiteti Bedër i themeluar tre vjet më parë, si rezultat i një pune shumëvjeçare dhe i një ëndrre të dijetarëve tanë myslimanë shqiptarë, që me themelimin e Medresesë së Naltë më 1924 në Tiranë, 90 vite më parë, plotësoi ciklin më të lartë të sistemit arsimor, themeluar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë pas rënies së komunizmit.
Universiteti Bedër në këto tre vjet është bërë një promotor i vlerave universale, duke qenë shembull i një edukimi akademik ndërkombëtar, që ka tërhequr studentë nga 15 vende të ndryshme të botës, me një staf akademik të përzgjedhur shqiptar dhe të huaj.
Universiteti Bedër sivjet diplomoi 100 studentët e parë nga Shqipëria, trevat shqiptare dhe shumë vende të tjera, ku ndër ta 25 janë teologët e parë në Shkencat Islame, të cilët do t’i shërbejnë shoqërisë shqiptare.
Universiteti Bedër, duhej dhe duhet vlerësuar ndryshe nga qeveria dhe shteti shqiptar.”/Portalb

Universitetet që dëmtohen nga vlerësimi i fundit

Propozimi për heqje licence

PRIVATE
SHLUP “Vitrina”
SHLUJ “Universiteti Kristal”
SHLUJ “Justiniani I”
Akademia e Ndertimit, Tiranë
SHLP “Universiteti Elite”
IPAL “Shkolla e Lartë “Illyria”
Akademia e Studimeve te Aplikuara, Durrës
SHLP “Universiteti Planetar i Tiranës”
Akademia Pedagogjike, Tiranë
IALP “Shkolla e Lartë “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”
IPAL “Kolegji profesional i sporteve, Fier”
Kolegj profesional “Argent”, Shkodër
IALP “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”
Shkolla e Lartë Private e Edukimit
Kolegjet Profesionale, private “Medicom”
IP “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”
SHPAL “Gjon Buzuku”, Shkodër
SHLUJ “Medikadent”

PUBLIKE:
Akademia e Arteve Shkoder
Filiali Kukes UT
Filiali Sarande UT
Filiali Peshkopi UAMD
Filiali Pogradec UK
Filiali Lushnje UBT
Filiali Gjirokaster UST

Pezullim i pjesshem apo i plote i aktivitetit:

Universiteti “Aldent”
SHLP “Hëna e plotë” (Bedër)
Kolegji Profesional privat “New Generation”
SHLP “Logos”
SHLUP “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
Kolegji Profesional “Ivoclar Vivadent &Partners”
ShLAP “Pavarësia” Vlorë
Akademia Profesionale e Biznesit
IPAL “ISSAT”
ShLUJ “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”
SHLUJ “Justicia”
SHLUP “Wisdom University”
Universiteti privat “Albanian University” (Ish UFO)

Vijim i aktivitetit me kushte, apo rekomandime për përmirësim të kritereve:

Universiteti “Polis”
Universiteti katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
SHLUJ “Marubi”
Universiteti “Epoka”
IPAL “Shkolla e Lartë “Nehemia”
Universiteti Europian i Tiranës
SHLUJ “Universiteti i New Yorkut, Tiranë”
SHLUJ “Luarasi”
Akademia e studimeve të aplikuara “Reald”
“Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”
SHLP “Tirana Business University”
SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana”
SHLUJ “Universiteti “Marin Barleti”

Lajme të ngjashme

Back to top button