Çikago, shqiptarët në përkrahje të vëllezërve të tyre në Shkup (FOTO)

Diaspora shqiptare në SHBA mbajti protestë në Çikago kundër diskriminimit shtetëror të shqiptarëve dhe drejtësisë selektive në Maqedoni.

Në këtë protestë kan  marrë pjesë qindra shqiptarë, që protestuan në  sheshin para bashkisë së qytetit Chicago  dhe zyrës  së konsullatës së Maqedonisë, për të shprehur përkrahje për protestat e  shqiptarëve në Maqedoni kundër diskriminimit dhe drejtësisë  selektive.

Protesta ka filluar në ora 11.00 me kohën lokale dhe ka  vazhduar deri në ora 15:00 duke u nisur nga vendi i quajtur  Daily Xenter – pranë Konsullatës së Maqedonisë dhe më pas  protestuesit i janë drejtuar godinës së gazetës prestigjioze Chigaco  Tribune, për sensabilizim, duke treguar para shtypit dhe opinionit  amerikan mbështetje të protestave të shqiptarëve në Maqedoni për  rastin “Monstra.

Protesta u udhëhoq nga ish-kongresisti shqiptaro – amerikan Joe  DioGuardi, presidenti i LQSHA lobit të parë dhe të vetëm shqiptarë në SHBA, dhe  Këshilltares së Çështjeve Ballkanike Shirli Cloyes DioGuardi, kurse kishte  përkrahjen e fuqishme të gjithë komunitetit shqiptarë nga zona e Illionisit,  Wisconsin dhe Kenosha.

Në këtë protestë paqësore siç thuhet është shprehur revolta dhe  pakënaqësia ndaj diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni, aplikimi i proceseve  të montuara dhe drejtësisë selektive kundër shqiptarëve, pozita e vështirë e  shqiptarëve, ndërsa është bër thirrje për përmirësimin e shpejt të  gjendjes, ku shqiptarët do të duhet të kenë statusin e tyre të barabartë  shtetëformues në Maqedoni, ose në të kundërtën Maqedonia nuk mund të jetë një  vend demokratik dhe aspirues në strukturat euroatlantike.

Përfaqësues të shoqatave dhe forumeve të ndryshme shqiptare, nga Çikago në fjalimet e tyre kanë apeluar tek shqiptarët se do të vazhdojnë  protestatderi në realizmin e kërkesave të tyre, dhe se protestat nuk do të  ndalen, ato do të vazhdojnë edhe në Uashington e Nju Jork, për arritjen e  qëllimit të tyre.

Protestuesit mbanin në duar flamurin kuqezi dhe simbole kombëtare, ndërsa nuk  ka munguar edhe një flamur gjigand kuq e zi – që dallohej në mes  të protestueseve. Protestuesit mbanin në duar dhe pankarta në përkrahje të  shqiptarëve në kryeqytetin e Maqedonisë, si: “Shkupi jemi me ty”, “Shkupi nuk  është vet”, “Jemi një komb”- “Shkupi nuk jeni vetëm” – “Të lirohen të burgosurit  – luftëtarët e lirisë në krye me Komandat Çakallin !” “Ndaloni dhunën ndaj shqiptarëve”.

Çikago, shqiptarët në përkrahje të vëllezërve të tyre në Shkup

Çikago, shqiptarët në përkrahje të vëllezërve të tyre në Shkup

Lajme të ngjashme

Back to top button