Tahiri: BFI heshti sepse ishte Bajram

Këto ditë, në disa media e portale, BFI sërish u gjendet në shënjestër. Kësaj radhe, shkas ishte raporti vjetor i DASH-it, sipas të cilit ky Institucion më i lartë islam në vend përjeton favore nga qeveria e cila e lejon të përfitojë nga organizimi i Haxhit. Po të njëjtat media e kritikuan këtë Institucion edhe për heshtjen e saj dhe për mosdhënien e asnjë deklarate lidhur me raportin në fjalë.

Nga BFI bëjnë me dije se, heshtja nuk ishte si pasojë e refuzimit të bashkëpunimit me mediat, sado tendencioze të kenë qenë, por, thjesht, për shkak se, tërë java që iku për BFI-në ka qenë festë, me rastin e Fitër Bajramit, ndërsa, gjithashtu, është heshtur edhe për shkak se, siç thonë në BFI, Raporti i DASH-it, zyrtarisht i është dërguar BFI-së ditën e premte.

“BFI-ja është Institucion gjashtëshekullor, shumë serioz, që mbanë llogari e përgjegjësi”, thotë, Sekretari i BFI-së, Afrim Tahiri. Sipas tij, problem që e ngrit DASH-i në Raportin e vet për BFI-në është tashmë çështje e mbyllur.

Në tërësi pajtohen me Raportin, ndërsa sa i përket përfitimit nga Haxhi, z. Tahiri thotë se, organizimi i Haxhit është tepër transparent, raportohet në detaje para organeve të BFI-së dhe para çdo xhemati të interesuar. “Deri në nisje të haxhilerëve, shpenzimet janë të mëdha, shpesh të paparashikueshme. Disi duhet të mbulohen ato shpenzime, ndërsa BFI nuk është organizatë qeveritare që mbështetet nga buxheti shtetëror. Buxhetin e vet modest BFI nuk guxon ta shpenzojë në organizimt të haxhit, sepse ka Medresenë, Fakultetin e shkencave Islame dhe një varg organesh të tjera që duhet të mbahen e të mirëmbahen”, thekson z. Tahiri.

Ndryshe, në një intervistë ekskluzive të revistës zyrtare të BFI-së, “Hëna e Re”, rreth këtij problemi Sekretari i BFI-së është prononcuar më gjërësisht. Ai, veç të tjerash ka thënë se, Haxhi është një nga shtyllat e Islamit por për dallim nga të gjitha ibadetet e tjera, për realizimin e tij bëhet organizim i veçant ngase kyqen shumë institucione apo subjekte të brendshme dhe të jashtme.”

Sipas z. Tahirit, për një haxh sa më të suksesshëm  Rijaseti angazhohet gjatë gjithë vitit. Përfaqësues të Rijasetit janë në vizita të herëpashershme në Arabinë Saudite dhe me kohë njoftohen për ndryshime apo kushte shtesë që kërkohen nga BFI.

“BFI e RM Haxhin e organizon në bazë të Kushtetutës së saj, Ligjit mbi pozitën juridike të bashkësive fetare në RM, Memorandumit të nënshkruar mes Ministrisë së Haxhit dhe BFI-së si dhe akteve të tjera normative. Pa dyshim se, për realizimin e këtij ibadeti BFI me intenzitet të plotë fillon fill pas mbarimit të muait të Ramazanit, ajo është në koordinim të përditshëm me myftinitë e saj, angazhohet dhe ia arrinë që vaksinat t’i siguroj falas nga Dijaneti i Truqisë, por megjithkëtë vetem për sherbimet e vaksinimit institucionet tona na detyrojnë të paguajmë për çdo haxhi nga 50 EU, koordinohemi edhe me organet e rendit, ngase jemi të obliguar për secilin haxhi veçmas të marrim edhe viza dalëse, koordinohemi me autoritetet e aeroportit tonë si dhe pikave të tjera të daljeve përmes vijëz tokësore etj. Sipas vendimeve tona në çdo 25 haxhinjë, Rijaseti cakton një udhëheqës, në çdo 50 haxhinjë Rijaseti cakton një doktor, bëhet fjalë për një numër të madh të të angazhuarve që me haxhinjtë qëndrojnë gjatë gjithë kohës, thuaja se një muaj dhe për shpenzimet e tyre (rruga, fjetja, mëditjet) barra bie mbi Rijasetin!”Pra, askush nuk paguan viza, por paguan shërbimet që u bëhen.”, thotë z. Tahiri, për të vazhduar: “Ne i llogarisim të gjitha shpenzimet dhe për çdo shpenzim duhet që të organizojmë për ta mbuluar atë”, përfundon Sekretari gjeneral i BFI-së, Afrim Tahiri, në një intervistë eksluzive dhënë organit të BFI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button