Përkujtohet 100 vjetori i Luftës së Parë Botërore

Figurat udhëheqëse të Britanisë, Gjermanisë, Belgjikës, Francës dhe shumë shteteve tjera evropiane, sot kanë përkujtuar hyrjen e Britanisë në Luftën e Parë Botërore dhe njëkohësisht edhe betejën e 4 gushtit, në Liege të Belgjikës.

Liderët njëzëri thanë, se kujtimet e para 100 vjetëve janë prezent akoma, por ne sot më shumë se kurrë jemi miq të njëri-tjetrin.

Kryeministri britanik, David Cameron, mes tjerash tha “Lufta e Parë Botërore rezultoi fatale për shtetin tonë, që pati pasoja të rënda ekonomike dhe financiare, duke mos përmendur këtu edhe jetët britanikët të vrarë që arrinin milionat.”

Ai gjithashtu tha se Evropa nuk duhet më ta sundojë vetëm një fuqi dhe se shtetet e vogla duhet të kenë të drejtën e vetëvendosjes.

Lufta e Lieges, mes Belgjikës dhe Gjermanisë u kushtoi jetën 20 mijë personave dhe i hapi rrugë sukseseve të para të shtetit gjerman.  Pikërisht me nisjen e luftimeve në këtë qytet, 4 gusht 1914, në luftë hyri edhe Britania e Madhe, duke I shpallur luftë Gjermanisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button