Profesorët e Shtipit: Brenda javës vendimi

Tre profesorët e “Goce Delçevit” nga universiteti i Shtipit,Kërste Shajnoski, Margarita Matlieska dhe Aleksandër Kostandinovski, të cilët, 12 ditë protestuan me grevë urie për shkak se mbetën papunë, të premten e mbyllën atë si pretekst i problemeve shëndetësore. Bëhet me dije se ka ardhur koha për vendimin e tyre dhe se brenda javës do vendoset nëse këta profesorë do jenë të rregullt ose do mbesin papunë.

Nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës që njëkohësisht qëndrojnë edhe pas protestës së tre profesorëve nga Shtipi, thonë se arsyeja e vetme  pse ata e kanë ndalur grevën është shëndetësore dhe asgjë tjetër.

Nga informacionet e portaleve maqedonase, bëhet e ditur se në përzgjedhjen e profesorëve të Shtipit, aspak nuk është marrë parasysh vendimet e studentëve, edhe pse kjo garantohet me ligj, duke lënë të mendohet për të drejtën e tre profesorëve.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button