Dritëro Agolli merr çmimin ‘Carlo Levi’

Shkrimtari Dritëro Agolli, në prag të 82-vjetorit të tij, do të nderohet me çmimin prestigjioz letrar “Carlo Levi”, ceremonia e të cilit do të zhvillohet në 5 tetor në Itali.

Këtë vit ky çmim shkon për shkrimtarin dhe poetin shqiptar, mes përfaqësuesve nga i gjithë Mesdheu. Gjatë ditëve që shkrimtari i njohur do të jetë në Itali për të marrë çmimin letrar do të ketë dhe takime me emigrantët shqiptarë që jetojnë prej vitesh në Itali.

Ndërkohë, një botim i ri kushtuar Agollit do të vijë nga shtëpia botuese “Toena”. Libri studimor prej 700 faqesh mbi veprën e shkrimtarit me titull “Fjalor rimor i Dritëro Agollit” është përgatitur nga gjuhëtari Mina Gero.

Lajme të ngjashme

Back to top button