Gruevski: Së shpejti konkursi për shlyerje të borxheve të qytetarëve

Nga mesi i gushtit do të dalë konkursi për qytetarët të cilët vlerësojnë se i përmbushin kushtet e parapara në Ligjin për shlyerje të borxheve. Ata do të kenë afat prej 30 ditëve t’i parashtrojnë dokumentet me të cilat do ta dëshmojnë atë që kërkohet në pajtim me Ligjin dhe do të marrin shlyerje të njëfishtë të borxheve, paralajmëroi sot kryeministri Nikolla Gruevski.

“Ndërkohë, përmes mediumeve, Qeveria do të kryejë informim intensiv të qytetarëve, me qëllim që dikush prej tyre të mos i shohë këto afate dhe duk mos dashur t’i lëshojë. Ata janë kryesisht marrësit e ndihmës sociale dh ndihmës së përhershme në të holla, si dhe kategori të tjera”, tha kryeministri Gruevski, duke u përgjigjur në pyetje pas ndarjes së vendimeve për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje në komunën Kisella Vodë.

Ai sqaroi se të mërkurën Kuvendi e miratoi Ligjin për shlyerje të borxheve, ndërsa të premten doli konkursi për kompanitë të cilat duhet të kyçen. “Presim të gjithë që janë në plan, si EVN Maqedoni, Ngrohtorja, bankat dhe një numë i madh i subjekteve, të kyçen dhe u bëj thirrje atyre që ta bëjnë dhe sa më shpejtë të paraqiten, dhe në atë mënyrë ta tregojnë përgjegjësinë e tyre shoqërore”, potencoi Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button