Katër vite u mohohet e drejta e nënshtetësisë 7 fëmijëve të Haraçinës

Familja Bilalli nga Haraçina ka shtatë fëmije dhe të gjithë nuk kanë nënshtetësi të Maqedonisë. Sipas raportimeve të Televizionit Alsat-M, këto fëmijë janë të paqenë për shtetin ndërsa prindërit enden sporteleve të komunës së Likovës dhe ministrisë së Drejtësisë, prej 4 vitesh tashmë, por nuk po arrijnë t’i regjistrojnë fëmijët.

Shtatë fëmijët janë nga mosha 8 deri më 23 vjeç, ata nuk kanë vazhduar as shkollimin për shkak të problemit të dokumentacionit. Nëna e tyre, Gjelferije Bilalli thotë se fëmijët i plotësojnë të gjitha kushtet e nevojshme për marrjen e shtetësisë së fëmijëve, përveç analizës së ADN-së e cila kushton shtrenjtë. Ajo madje, kujdeset edhe për burrin e sëmurë të cilit vazhdimisht i duhen para për mjekim.

“Më kanë thënë, shko merrja gjakun. Unë për gjakun nuk kam para. Edhe në qoftë se nuk regjistrohen asnjëherë, unë nuk mund tua bëj. Nëse më ndihmojnë ata që tua bëjë, do t’ua bëje por më paratë e mia nuk kam. Harxhime sa te duash. Unë a ta dërgojë në spital, apo ti dërgojë dokumentet. Tani mi kërkuan 2500 euro tek spitali për sytë. Dje e kisha atje. Ujë jo. Ujë mbushim larg. Unë për ujë apo për ushqim, ku të shkoj më parë, vetëm një grua e vetme”, tha për Alsat-M, Gjelferije Bilalli.

Gjelferija thotë se nuk mund t’i përballojë harxhimet edhe për mjekim edhe për regjistrimin e fëmijëve, pasi që jeton vetëm nga para lëmoshe. Ajo nuk mund të aplikojë as për ndihmë sociale.

Lajme të ngjashme

Back to top button