Walcott: Arsenali do të luftojë për tituj

Sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott beson se klubi do të sfidojë për shumë tituj këtë sezon pas rikthimit të tyre nga humbja kundër Aston Villës ku Gunners fituan gjashtë ndeshjet e tyre të fundit.

“Kemi lojtarë që janë duke luajtur në mënyrë fantastike. Ka shumë besim në këtë ekip për momentin dhe mendoj se po tregohet. Vetëm duhet të vazhdojmë dhe të luajmë kështu edhe në shtëpi, pasi forma si mysafir është absolutisht fantastike”.

“Duhet të qëndrojmë në formë, që është kruciale dhe nuk duam të humbim më ndonjë lojtar. Por, nëse lojtarët vijnë këtu atëherë do të kemi më shumë kompeticion për një vend startues dhe kjo do të jetë një gjë e mirë për Arsenalin. Mendoj se do të vazhdojmë kështu dhe definitivisht do të sfidojmë[për tituj] këtë vit, natyrisht”.

Lajme të ngjashme

Back to top button