Skandal: Testi i provimit pranues në Mjekësi ishte me gabime (Dokument)

Leart Blakaj e Rona Mustafa kanë mundur të mos jenë studentë të Mjekësisë nëse nuk do të kishin ushtruar ankesë sa i përket provimit pranues.

Leartit i kishin dalë vetëm 58.60 pikë në renditjen përfundimtare, ndërsa, kur ka bërë ankesë atij i kanë dalë 83 pikë dhe ka fituar statusin e studentit të Mjekësisë. Lexuesi optik ia kishte humbur 27 pikë.

Edhe Rona Mustafës ia kishin humbur 14 pikë, të cilat pastaj i kanë mjaftuar për t’u bërë studente.

Fillimisht, Rona kishte pasur 68.80 pikë por pas ankesës dhe rileximit të Testit asaj i kanë dalë 82.60 pikë.

Sipas Raportit të Komisionit të Ankesave, testet e Leart Blakaj dhe Rona Mustafa nuk janë lexuar në mënyrë të rregullt nga lexuesi optik.

Disa pyetje të provimit pranues në Fakultetin e Mjekësisë ishin hartuar me gabime teknike, logjike, kuptimore dhe drejtshkrimore nga profesorë të Fakultetit të Kimisë.

Pavarësisht, se në raportin e siguruar nga Express, thuhet se këto gabime nuk kanë ndikuar sa i përket pranimit të studentëve të rinj, përsëri aty evidencohen gabimet por nuk rekomandohen anulimi i testit.

Për shembull te njëra prej pyetjeve në vend se të shkruhet “dimetileterit” është shkruar “dimetiletan”.

Gabime tjera janë se pyetjet kanë pasur dy përgjigje të sakta, dy përgjigje të njëjta etj..

Pavarësisht këtyre gabimeve, një komision tjetër i formuar nga Fakulteti i Kimisë, ka tentuar t’i mbulojë gabimet e kolegëve të tyre.

Në këtë formë, ata kanë bërë një analizë gjoja profesionale, dhe në vend që të rekomandojnë marrjen e masave, ata kanë lëshuar një rekomandim ku konstatojnë gabimet dhe në të njëjtën kohë nxjerrin përfundime se këto gabime s’kanë ndikuar në regjistrimin e studentëve.

Më poshtë lexojeni të plotë vlerësimin e komisionit të përbërë nga Ismet Hashani, Tahir Arbneshi e Naser Troni.

testi-1407065412

 

Lajme të ngjashme

Back to top button