Ministria e arsimit jep “subvencione shkencore” dhe “subvencione krijuese”

Sot Ministria e arsimit dhe shkencës shpalli dy konkurse për ndarjen e mjeteve financiare të njëhershme, me të cilat mbështetet veprimtaria shkencore – hulumtuese dhe krijuese e kuadrit shkencor – hulumtues dhe kuadrit mësimdhënës prej enteve të arsimit të lartë dhe enteve shkencore në Republikën e Maqedonisë.

Konkursi i parë ka të bëjë me dhënien e mjeteve financiare të ashtuquajtura “subvencione shkencore” gjegjësisht mjete financiare të njëhershme në lartësi prej 30.000 denarë për punimet e shpallura shkencore – hulumtuese të autorëve nga vendi në revistat ndërkombëtare me faktor të ndikimit për më së shumti 300 punime shkencore – hulumtuese të botuara në vitin 2014, të ndara në gjashtë sfera (lëmi) edhe atë: shkencat natyrore – matematikore, teknike – teknologjike, mjekësore dhe shëndetësia, bio-teknike, shoqërore dhe shkencat humanitare.

Konkursi i dytë ka të bëjë me ndarjen e të ashtuquajturave “subvencione krijuese”, gjegjësisht mjete financiare të njëhershme në lartësi prej 30.000, për veprimtaritë krijuese të realizuara në vitin 2013 nga ana e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve të enteve të arsimit të lartë dhe enteve shkencore nga sfera e artit figurativ dhe arkitekturës, artit dramatik, artit muzikor, filmit dhe letërsisë.

Përderisa jepen subvencionet e lartpërmendura, mbetet e pazgjidhur çështja e librave shkollor të stërmbushura me gabime për me të cilat mësojnë nxënësit shqiptarë.

Edhe këtë vit, nxënësit shqiptar do të mësojnë me librat skandalozë ndërsa MASH ende nuk ka gjetur zgjidhje adekuate. Nga ana tjetër nga MASH nuk janë të pakënaqur edhe punonjësit në arsim të cilët dolën në protesta duke kërkuar paga më të larta, ndalim të ndikimit të politikës në arsim dhe kushte më të mira. Përgjigje për këta kërkesa MASH nuk ka.

Lajme të ngjashme

Back to top button