Tifozët e Chelseas “djegin” Lampardin

Tifozët e Chelseas ndihen të tradhëtuar nga Frank Lampard.

Ai që deri dje konsiderohej si legjendë e klubit nga Stamfor Bridge, sot është duke zgjuar kritika të ashpra.

Krejt kjo për shkak të njoftimeve se ish mesfushori i Blues do të huazohet te rivali i Premierligës, Manchester City, në formë huazimi për gjashtë muaj deri në fillimin e edicionit të ri në Major League Soccer ku tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën e Neë York City, pronë e gjigantit nga Etihad.

Një numër i madh i postimeve të tifozëve të Chelseas në rrjetet sociale e kanë akuzuar Lampardin për “tradhëti”, ndërsa pati edhe pamje të një fanelle të tij të cilës i ishte vënë flaka nga një tifoz që nuk e pranon lehtë kalimin e tij te rivali Manchester City. /Zëri/

Lajme të ngjashme

Back to top button