Anketë: Ngushtohet diferenca mes pushtetit dhe opozitës

VMRO DPMNE dhe BDI mbeten në krye të anketave që vlerësojnë rejtingjet e partive politike, por dallimi mes tyre dhe partive opozitare LSDM e PDSH ka filluar të ngushtohet, transmeton Alsat-M.

Kështu tregon anketa e fundit e javores “Fokus” e realizuar nga Agjencia për hulumtimin e opinionit publik “Rejting”.  Sipas anketës së realizuar mes 3 dhe 7 shtatorit, VMRO DPMNE-ja gëzon rejting prej 29.8%, LSDM 22.4%, dhe Partia Liberal Demokrate e Andrej Zhernovskit 1%.

Në bllokun politik shqiptar  BDI-ja ka mbështetje prej 7.4% kurse  PDSH-ja prej 4.6% dhe RDK me 1.1%. Edhe në këtë anketë numri i të papërcaktuarve mbetet tejet i lartë, plot 32,1%, dhe është e qartë se pikërisht kjo kategori votuesish do të vendosin në zgjedhjet parlamentare.

Sipas anketës, shumica e qytetarëve mendojnë se vendi po lëviz në drejtim të gabuar. 57.9% mendojnë se gjërat në Maqedoni nuk shkojnë në drejtimin e duhur, ndërsa 34.6% e mendojnë të kundërtën.

Lajme të ngjashme

Back to top button