I vihet zjarri redaksisë së javores ‘Slobodna Bosna’

Autorë të panjohur kanë tentuar t’ia vënë zjarrin hapësirave ku është e vendosur redaksia e javores sarajevase “Slobodna Bosna”, me ç’rast zjarri e ka dëmtuar derën hyrëse.

Në faqen e internetit të javores, e cila është e njohur për tekstet kritike dhe cak i së cilës kanë qenë personat më me ndikim nga jeta publike dhe politike e Bosnjës dhe Hercegovinës, thuhet se zjarri në orët e mbrëmjes e ka aktivizuar sistemin kundër zjarrit, dhe më pas kanë reaguar zjarrfikësit.

Në redaksi në atë kohë nuk ka pasur të punësuar, e kur disa prej tyre kanë ardhur më vonë, kanë ndjerë erën e lëngut djegës, i cili, me gjasë, e ka shkaktuar zjarrin, njofton agjencia Hina.

“Me siguri bëhet fjalë për tërheqje të vërejtjes dhe frikësim. Para pesë-gjashtë vitesh na e plaçkitën redaksinë, nuk është marrë  asgjë me vlerë materiale” por janë marrë të dhënat. Nuk di si ta komentoj një sulm të këtillë”, deklaroi kryeredaktori i javores, Senad Avdiq.

Lajme të ngjashme

Back to top button