Parandalohet vrasja me kallash mes të rinjve

Policia e Durrësit parandaloi një vrasje sot në zonën e plazhit të qytetit. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, ku dy të rinj të cilët patën një përleshje fizike mes tyre, u kthyen sërish në afërsi të vendit të pajisur me dy armë zjarri.

Mesohet se konflikti mes të rinjve kishte ndodhur më herët për motive të dobëta. Më vonë rreth drekës, të rinjtë u kthyen të pajisur me një pistoletë dhe një kallashnikov. Fatmirësisht forcat e policisë së Durrësit mbërritën në kohë, duke bërë të mundur arrestimin e vetëm njërit prej të rinjve.

Sipas burimeve të policisë, u arrestua shtetasi Endri Murra 22 vjeç banues në Durrës, ndërsa ka mundur të shpëtojë bashkëpunëtori i tij E.N, 24 vjeç edhe ky banues në Durrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button