Veljanovski: Maqedonia ka qenë është dhe do të jetë Maqedoni

Ilindeni është një tjetër emër për Maqedoninë. Këtë e ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski në fjalimin e tij në Meçkin Kamen në manifestimin qendror me rastin e festës kombëtare Ilinden.

“Këtu nga Meçkin Kamen, me zë të lartë porositi se Maqedonia ka qenë është dhe do të jetë Maqedonia, populli maqedonas ka qenë, është dhe do të jetë populli maqedonas. Ne mbetemi të vendosur në qëllimin tonë për të afirmuar të vërtetën për Maqedoninë! Të gjitha viktimat e heronjve maqedonas me shekuj deri më sot e fitojnë kuptimin e vet të vërtetë vetëm për shkak të Ilindenit”, tha Veljanovski.

Maqedonia mbetet e angazhuar për zhvillimin e marrëdhënieve me të gjitha vendet fqinje, premtoi kryekuvendari.

“Integrimi i Maqedonisë në BE dhe NATO është prioriteti ynë kryesor, tha Veljanoski, dhe edhe një herë theksoi angazhimin tonë maksimal në drejtim të realizimit të këtyre qëllimeve”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button