fbpx

Biblioteka dhe Teatri i Tetovës në harresë!

Ende asnjë veprim konkret për nisjen e punimeve për ndërtimin e bibliotekës dhe teatrit në Tetovë. Premtime jepen tani tre vite me radhë, por institucionet ende nuk e kanë parë të udhës për konkretizimin e këtyre objekteve me rëndësi kulturore. Bartësi i projektit, Haki Fazliu, drejtor aktual i Shtëpisë së kulturës në Tetovë, për këtë vonesë fajëson projektuesit, dhe procedurat e tenderimit, transmeton Alsat.

“Ka të bëj shkaku i vonesës së njerëzve projektues, shtëpisë projektuese për ta kompletuar projektin ashtu si kërkohet, pra është vonesë e projektuesve. Mirëpo e keni të njohur edhe opinioni edhe ju se, faza e prokurimit ka filluar dhe këto ditë ka qenë faza e dytë sepse është gjë në dy fazëshe që bëhet. Ka kaluar e para dhe e dyta tash është ajo e përgatitjes së ofertave ekonomike të operatorëve ekonomik që zgjat deri më 25 gusht. Nga gjashtë kompani që konkurruan janë kualifikuar vetëm dy që janë kompani vendore dhe besojmë që të njëjtat më 25 gusht do dalin në auksion dhe sigurisht që do zgjidhet ofertuesi apo kompania që do të merret me nënshkrimin e kontratës për ndërtim.”, deklaroi Haki Fazliu, drejtor i Shtëpisë së Kulturës Tetovë

Por, derisa fillimi i ndërtimit zvarritet, pasojat vazhdon ti ndjen biblioteka r qytetit, e cila, shkaku i mungesës së hapësirës dhe kushteve, humb fondin e librave dhe dëmtohen arkivat e vjetra.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close