Vazhdoi gjykimi i Pasko Kuzmanit

Në Gjykatën penale të Shkupit sot vazhdon procesi gjyqësor “Falanga dy”. Deklaratë në këtë seancë pritet të japë edhe ish-drejtori i Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Pasko Kuzman, i cili është pjesë e grupit 16 të arrestuar në aksion.

Kuzman ngarkohet për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, pasi që në mënyrë ilegale u ka dhënë pëlqim dy personave të bëjnë gërmim në rrethin e Katllanovës dhe në Dellçevë.

Procesi gjyqësor filloi më 16 shtator kur deklarata para gjykatës dha i akuzuari i parë Illço Bojçevski, i cili ka qenë udhëheqës i Sektorit për parandalimin e trashëgimisë kulturore në kuadër të Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Me vendimin e Gjykatës penale në Shkup më 30 gusht Pasko Kuzmanit i është vazhduar arresti shtëpiak për edhe një muaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button