Di Maria shkoi te PSG

Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Angel di Marias në formë huazimi me blerje të obliguar në verën e vitit të ardhshëm për në total 80 milionë euro.
Edhe një super përforcim nga Paris Saint-Germain. Sipas të përditshmes sportive spanjolle “Sport”, kampioni i Ligue 1 ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Angel di Marias.
Futbollisti thuhet se do t’i bashkohet gjigantit nga Parc des Princes në formë huazimi me të drejtë të obliguar të blerjes për t’ju shmangur një ndëshkimi të ri në ‘Fair-Play Financiar’ të UEFA-së.
Real Madrid do të përfitojë 10 milionë euro tani dhe 70 milionë euro të tjera në vitin e ardhshëm. Di Maria u largua nga Reali pas ardhjes së James Rodriguez nga Monaco.

Lajme të ngjashme

Back to top button