Maqedonia drejtë rrugës së panjohur!

Një rifreskim se çka duhet të posedon një shtet që ka fituar statusin e vendit-kandidat për aderim në BE.

Republika e Maqedonisë qysh prej dhjetor të vitit 2005 e ka marrë statusin, nga ana tjetër Republika e Shqipërisë veç sa u pajisë me këtë titull që sipas meje jo që ka ndonjë domethënie të madhe pasi që me të njëjtin nuk do të thotë aspak se është në rrugën e duhur dhe duhet ti thotë stop punës stop reformave dhe se vetvetiu ajo nuk nënkupton dhe hyrje në BE. Por, këtë e shoh thjesht si një shtytje, inkurajim, shpërblim nga Unioni Evropian që ta sfidon shtetin se sa është dhe a është e gatshme të kryen detyrat që kërkohen nga UE. E ata janë reformat në gjyqësi, në institucione, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, dialogut politiko-institucional, bashkëpunimit ndër-rajonal pasi që gjithë e dimë se ne Ballkan sidomos vendet post komuniste, që kanë kaluar kuazi tranzicionet kanë nevojë për reforma të thella konsolidim brenda institucional dhe demokratizim të shtetit.

Së pari, shtetit që ti jepet status kandidat duhet të përmbush kushtet politike, pikë kruciale që rrjedh nga kriteriumet e Kopenhagës (1993),që nënkupton të ketë institucione stabil dhe funksionale që do të garantojnë sundimin e ligjit, sundimin e së drejtës, të drejtat e njeriut, respektimin e tyre si dhe mbrojtën e minoriteteve apo komunitetit pakicë në shtet(vlen të potencohet se për nga domethënia kushti politik ka një rëndësi enorme/kruciale për hapjen e negociatave).

Pastaj së dyti për nga relevanca hiç më pak se pika e lartpërmendur, pra shteti të ketë një ekonomi tregu (sustainability) të qëndrueshëm që funksionon dhe që ka kapacitet të ballafaqohet me tregun e jashtëm gjegjësisht tregun e vendeve të tjera të UE-së me ekonomitë e tyre vibrante dhe vigoroze.

Dhe pika e tretë, transferimi/adopimin i rregullave të përbashkëta, standardet, politikat që e karakterizojnë të drejtën e UE-së me atë të shtetit kandidat, pra instalimi, harmonizimi i legjislacionit të UE-së me të drejtën e vendit që aspiron drejt Evropës.

Këta janë pikat dhe politikat që duhet të zbatohen në mënyrë që vendi të fiton biletën dhe të hynë pa pengesa në klubin e quajtur “European Union”, Mirëpo kjo nuk donë të thotë se s’ka pika tjera të rëndësishme, Por ajo që i jep statusin vend kandidat një shteti është pa ekuivok pika e parë gjegjësisht kushti politik dhe përmbushja e detyrave që rrjedhin nga ajo.

Nëse bëjmë krahasimin me shtetin e R. së Maqedonisë, duhet të dyshojmë në atë se a është MERITOR që i është dhënë statusi kandidat apo jo ?

Unë do të doja të përmendja disa nga rastet konkrete ku politikat e vendit bien ndesh me pikën e parë, përmbushjen e kriteriumit/kushtit politik. Rasti më i freskët Monstra, këtu ballafaqohemi në mënyrë emfatike me mungesë sundimi të së drejtës, një gjykim nacional në bazë etnike, jo i drejtë, i anshëm, pa fakte të verifikuara, i përshpejtuar dhe jo objektiv.

Më pas incidentet ndëretnike, që sipas mendimit tim janë sëmundje kronike, që përsëritet në mënyrë konstante, varësisht nga apetitet e partive kryesisht atyre në pushtet më qëllim/synimin e shpëlarjes së trurit të qytetarit, sovranit apo tërheqjen e vëmendjes nga ndonjë problematikë më e madhe që është duke u ballafaquar shteti në ato momente. Qartë është se po përdoret doktrina e njohur makiavelistë “Qëllimi i arsyeton mjetet” që sipas meje është doktrinë mjaftë e rrezikshme dhe pasojat i ka të paimagjinueshme por ja që përdoret fuqishëm.

Vijomë më tutje me të burgosurit politik, reprezaljet ndaj atyre që mendojnë ndryshe, liria e mediumeve që veçse një pjesë e madhe e tyre kontrollohen nga pushteti, lira e mendimit, liria e shprehjes që çdo vit me hapa galoponte po përkeqësohet.
Jo më pak janë të rëndësishme raportet midis dy komuniteteve shumicë, elitës politike në vend të cilët krahas faktit që duhet ta luaj një rol më konstruktiv dhe paqësor dhe të jenë ata projektor dhe forcë lëvizëse në ndërtimin e shtetit nga brenda, në riorganizimin, rizhvillimin dhe rifuqizimine saj. Por, fatkeqësisht hasemi në jo transparencë, jo seriozitet, mllefosje, urretje ,raporte pezhorative e çka tjetër. Andaj dhe jam i bindur se në këtë mënyrë nuk ndërtohet një shtet i cili vlerat, kulturën, traditën e një populli nuk i shef si diçka pozitive, dhe se ky nuk është recepti që jep siguri për jetës dhe bashkëjetesa në një shtet siç është Maqedonia, shtet multietnik, multikonfensional, multikulturor i cili padyshim ka përparësitë, diverzitetet, vlerat e veta në çdo aspekt.

Me problemet e brendshme, të jashtme, krizën e thellë politike, mungesë evidente e reformave në shumë fusha të caktuara, mungesë dialogu mes pozitë-opozitës, mungesë sistemi politik të balancuar që zgjidhjen e shohin vetëm në zgjedhje çdoherë që e do nevoja. Me raportet(negative) repetitive çdo vit nga Komisioni Evropian dhe shumë e shumë çështje të papërmendura a që janë ekzistente dhe evidente madje qysh nga themelimi i shtetit dëmtojnë dhe rrezikojnë demokracinë. Këto fakte të japin mendimin se kemi të bëjmë me një shtet që është në gjendje kaotike dhe me plane afatshkurtër që nuk din se çfarë ka prioritet dhe në ç‘drejtim duhet të shkon, e në një rast të tillë e ka vështirë të funksionon normal mbase dhe të mbijetoje, dhe në këtë situatë vetëm se një gjë është e sigurt vendit i duhet ilaçi PANACEA që ta shpëton, shëron nga rruga e anihilizmit.

Jo pak shqetësuese janë edhe paralajmërimet e fundit të qeverisë për ndryshimet kushtetuese, dhe miratimi i tyre pa opozitën më të madhe maqedonase që ka kohë që nuk është prezente në dhomën legjislative. Deficiti i vendit(borxhi i brendshëm dhe i huaj) ,huazimet e shpeshta që Qeveria i sheh si qetësues temporal deri ne nevojën e rradhës, prania e vakët e investitorëve të huaj, paralajmërime për rritjen e çmimeve të artikujve ushqimor …gjithë këta janë realiteti hidhur por fatkeqësisht i realtë i ditëve të sodit. Madje një ditë mos të habitemi nëse e tërë administrata, puntorët dalin në protesta masive në gjithë territorin nga pakënaqësitë e shumta.

Kjo është ajo që jep qartë porosinë se vendi deri tani nuk ka treguar seriozitetin krahas sfidave që ka dhe presin viteve ne vijim në mënyrë që të përparojë dhe ti ngjitet binarëve me temporitëm të pandërprerë drejt ekonomisë evropiane, standardeve, drejtë mundësive të pafund, mision, vizion ky që çdo vit po bëhet sa më i vështirë të realizohet. Siç kalon koha qytetarët të ballafaquar me mungesë prosperiteti, ulje standardi, kriza permanente të ardhmen e vendit drejt UE-së e shohin si UTOPI të parealizueshme.

Kambanat që moti po alarmojnë dhe është më se imanente, imeprativ një zgjidhje rapide!

Agron Beqiri, politkolog

Lajme të ngjashme

Back to top button